Nuk ka lidhje me Covid-19/Ndërron jetë aktori i njohur i Game Of Thrones

Nuk ka lidhje me Covid-19/Ndërron jetë aktori…

Ka ndërruar jetë aktori i njohur irlandez i serialit Game Of Thrones, BJ Hogg në moshën 65-vjeçare.

Vdekja e tij edhe pse në kohë pandemie, nuk ka lidhje me koronavirusin.

Aktori, i cili lindi në Lisburn të Irlandës Veriore, ishte i njohur për rolin e tij në serialin e HBO si Addam Marbrand, dhe për pjesëmarrjen në The Fall and Big Mervyn në BBC, apo dhe komedinë irlandeze, Give My Head Peace.

Ekipi i komedisë së Give My Head Peace tha në një deklaratë se:

“BJ është pjesë e familjes Give My Head Peace. Ai ishte një aktor i mirë, koleg i shkëlqyer dhe mik i vërtetë. Mendimet tona janë me gruan e tij, Elishin, djalin Nathan dhe vajzën Abigail në këtë kohë”.

Agjenti i BJ, Geoff Stanton tha për Mailonline se lajmi i ka trishtuar të gjithë miqtë e tij:

‘Të gjithë jemi shkatërruar nga lajmi i vdekjes së BJ dhe ngushëllime të thella për gruan e tij, Elishin, djalin Nathan dhe vajzën Abigail.

Aktori lindi në prill të vitit 1955.

BJ ishte aktor, shkrimtar, regjisor dhe një muzikant i stërvitur klasik pjesë e bandës Big Bands.

Ai interpretoi në teatrin Lyric të Belfast dhe jashtë kufinjve si në Rusi dhe gjetkë.

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit