Nuk ka më bileta të lira/ Shtrenjtohet udhëtimi me avion, biletat variojnë nga 100-200 euro

Nuk ka më bileta të lira/ Shtrenjtohet…

Të udhëtoje me avion nga Tirana nuk ishte ndonjë sfidë e madhe. Me vendet drejt e Europës të lidhte një biletë 20, 40, apo 50 euro. Një çmim thuajse i përballueshëm për këdo. Linja e fluturimeve me çmim të ulët u përhapën shumë në Shqipëri, por nga ky vit gjërat kanë ndryshuar. çmimet e biletave janë dyfishuar apo trefishuar në harkun e pak javëve.

Përveç linjave të udhëtimit me Italinë, në ditë të caktuara, mesatarisht një biletë vajtje-ardhje tashmë kushton 110-200 euro. Nëse jeni duke menduar të udhëtoni për pushimet e verës, mendojeni edhe njëherë. Në gusht, nëse i pret sot biletat, çmimet arrijnë afro 400-500 euro (vajtje-ardhje, në thuajse të gjitha destinacionet.

Sipas një analize të Monitor, për qytetin e Hamburg për datat 7 me 9 maj, bileta vajtje ardhje kushton 115 euro. Në qershor, për vajtje në datën 10 dhe kthim në datë 13, çmimi rritet në 180 euro. Për në Baden po të Gjermanisë, ku vitin e kaluar një biletë vajtje-ardhje në qershor e gjeje me 40 euro -, në 10 qershor 2023, vetëm vajtja është 310 euro dhe kthimi 80 euro.Ndërkohë në disa pasqyrime të tjera, për në Romë nëse udhëtoni në muajin maj bileta është 65 euro vajtje-ardhje. Në qershor arrin në 90 euro, ndërsa në gusht 170-180 euro.

Ekspertët sygjerojnë një taktik tjetër për prenotimin e biletave. As herët as vonë, kjo është koha e përshtatshme e biletave. Nëse e programon në avancë në më shumë sesa tre muaj, sërish bileta është e shtrenjtë, për shkak të algoritmit të ndryshuar të shpjeguar më lart për operatorët me kosto të ulët. Periudha më e mirë për të gjetur një biletë të lirë është të paktën një muaj përpara udhëtimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit