Nuk ka më vula në pasaportë, nga muaji nëntor shqiptarët do të hyjnë e dalin lirshëm në vendet e BE

Nuk ka më vula në pasaportë, nga…

Kalimi i shtetasve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian do të jetë më i lehtë si procedurë pas muajit nëntor. Në doganë nuk do të ketë më vulosje fizike të pasaportës për çdo hyrje ap dalje nga një vend europian. Shefi i sektorit politik në zyrën e BE në Tiranë, Alexis Hupin thotë se së bashku me shqiptarët do të përfitojnë edhe 60 vende të tjera nga nisja e funksionimit të një sistemi të ri.

Shtetasit shqiptarë përpara se të udhëtojë, do të aplikojë në sistemin ETIAS për të marrë një kod, i cili do u shërbejë për tre vite dhe me të mund të lëvizin në çdo vend të BE. Kusht i vetëm është që pasaporta duhet të jetë e vlefshme brenda këtyre tre viteve.

Hupin thotë se ky vendim i Bashkimit Europian u mor për t’u siguruar që njerëzit që dëshirojnë të udhëtojnë në BE të mos kenë probleme në kufi. Mendohet se dixhitalizimi i kalimit në dogana, do të shmangi korrupsionin si dhe do të bëjë të mundur filtrimin e personave që hyjnë dhe dalin nga vendi.

“Do të preken 60 vende që kualifikohen për regjimin pa viza, që do të thotë 1.4 miliardë njerëz do të preken nga sistemi dhe në këtë kuptim nuk ka diskriminim, nuk ka dallim për Shqipërinë. Aplikoni një herë për të marrë autorizimin për hyrje dhe ai është i vlefshëm për tre vjet. Nëse ndërroni pasaportën, do t’ju duhet të aplikoni sërish. Do të ketë një kosto shumë të vogël për këtë, por sërish, është i vlefshëm për tre vjet, kështu që nuk do të ndikojnë në lirinë tuaj të lëvizjes”- tha përfaqësuesi i BE në një intervistë për Tv Klan.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit