Nuk ka paqe mes tyre: Elvisi thumbon Shqipen pas përballjes me Tean

Nuk ka paqe mes tyre: Elvisi thumbon…

Dihet se marrëdhënia e Shqipes dhe Elvisit, dy ish-konkurrentëve të ‘Përputhen’ nuk ka qenë asnjëherë paqësore.

Ndërkohë, dje, Shqipja ishte e ftuar në ‘E diell’, ku u përball me Tean në lidhje me historinë ‘e famshme’ Andi-Tea -Beart, duke e akuzuar atë për mashtrim të fansave.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Elvisi, me anë të një Story në Instagram, ku nuk ka humbur rastin të thumbojë dhe ironizojë Shqipen, duke shkruar:

“-Sa vjeçe je dhe cili është objektivi i jetës tënde?

-Unë jam 30 vjeçe dhe objektivi kryesor që kam në jetë është të merrem me jetën e dikujt që s’më ka bërë asgjë.

-Po për veten, ç’mund të na thuash?

-Shiko, se “filani” ka bërë këtë, pastaj atë…

-Po ti për vete?

-Po “filani” ka bërë këtë ka thënë atë

-Aha, mir”, ka shkruar Elvisi.

Image

Image

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit