“Nuk ka prova!” Gjykata liron punonjësit e Bashkisë, që u kapën duke shpërndarë ushqime në këmbim të votës

“Nuk ka prova!” Gjykata liron punonjësit e…

I paprecendentë është vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për tre punonjësit e Bashkisë Shkodër Ergys Ivziku, drejtor i arsimit, Petrit Dyli teknik shërbimesh në Drejtorinë e Arsimit dhe Mhill Volaj specialist i financës në Drejtorinë e Arsimit, të cilët u kapën duke transportuar qese me ushqime. 

Tre personat u arrestuan nën dyshimin se po korruptonin qytetarët me ushqime në këmbim të votës, por për prokuroren Shqipnjola Milla qeset e ushqimeve në makinë nuk ishin prova të mjaftueshme. 

Kështu zonja Milla kërkoi “detyrim paraqitje” për tre zyrtaret dhe Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë duke liruar këta tre shtetas, të cilët tashmë janë të lirë t’i kthehen punës së tyre. 

Në momentin e parë që është bërë arrestimi i tyre vetë policia deklaroi se ata u kapën duke shpërndarë ushqime në këmbim të votës, por sipas Gjykatës në makinë i vetmi mesazh është transporti i ushqimeve nga një dyqan në një dyqan tjetër duke mos patur prova se këto ndihma do të shpërndaheshin për qytetar të ndryshëm. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit