Nuk ka qetësi, një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Nuk ka qetësi, një tjetër tërmet i…

Turqia nuk po gjen qetësi. Bëhet me dije se ditën e sotme është goditur nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.5. Lëkundjet kanë ndodhur më Turqinë qendrore, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, ku deri më tani flitet për dëme të mëdha materiale.  Epiqendra ishte 23 kilometra në veriperëndim të Kahramanmaras. Ndërsa, thellësia fokale llogaritet në dhjetë kilometra.

Pas lëkundjet vazhdojnë edhe tani që është bërë një muaj nga tërmetet shkatërruese në Turqi e Siri. Sipas të dhënave numërohen gati 46 mijë të vdekur vetëm në anën turke të kufirit dhe 6 mijë në krahun tjetër, si dhe mijëra të plagosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit