Nuk ka qetësi për motrat Jenner, 27 vjeçari i thyen xhamat dhe i përdor pishinën. Merren në mbrojtje nga policia

Nuk ka qetësi për motrat Jenner, 27…

Familja e komentuar Kardashian-Jenner së fundmi janë bërë pjesë e mediave për një situatë të pazakontë mes një djali 27-vjeçar, Shaquan King i cili kishte shënjestruar shtëpitë e tyre.

Gjykata i ka dhënë Kylie Jenner një urdhër mbrojtje tre-vjeçar kundër të njëjtit person nga i cili mbrohen gjithashtu nënën e Kylie Kris dhe motrën Kendall. Urdhri parashikonqë 27-vjeçari Shaquan King duhet të mbajë të paktën 100 metra larg saj për tre vjetet në vazhdim.

Shaquan King u arrestua për gjashtë orë pasi policët e gjetën atë në shtëpinë e Kendall, ku ai dyshohet se kishte thyer xhamat e saj dhe kishte notuar lakuriq në pishinë.

Pasi u la i lirë, ai nuk e kishte lënë me aq por ishte drejtuar për në shtëpinë e Kylie.
Kylie thuhet se ka qenë e pranishme në një seancë gjyqësore ku ka dëshmuar përmes telefonit se prejardhja e dyshuar kriminale e King e bëri atë të kishte frikë për jetën e saj dhe vajzës.

Sipërmarrsja Kylie thuhet se kërkoi një urdhër pesë-vjeçar, por gjyqtarin i dha tre vjet pasi ngacmimi i pretenduar kishte qenë “jetëshkurtër”.

Kjo vjen vetëm një javë pasi dolën raportet se motra e madhe e Kylie, Kendall, u dha një urdhër mbrojtje kundër King.

Kendall diskutoi momentin që ai goditi në dritaret e saj me nënën Kris dhe Scott Disick gjatë një episodi të fundit të Keeping Up Ëith The Kardashians. Brenda javës ajo ka marrë edhe një urdhër ndalimi kundër 25-vjeçarit Malik Boëker, gjykatësi e urdhëronte atë të qëndronte të paktën 100 metra larg saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit