
Pavarësisht se qeveria ka prezantuar programin për shëndetësi falas, qytetarët shqiptarë kanë paguar nga xhepi i tyre 350 milionë euro në vitin 2021. Këtë e tregojnë të dhënat e INSTAT për treguesin e “Shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale” bëjnë të ditur se të ardhurat e kësaj kategorie në vitin 2021 arritën në gati 41 miliardë lekë. Kjo tregon që shërbimi shëndetësor nuk është falas, përkundrazi gjatë 2021-shit kostot kanë shënuar nivele rekord.
“Fitimet e bizneseve që veprojnë në aktivitetin e shëndetësisë janë zgjeruar ndjeshëm, duke arritur në 10 miliardë lekë, ose 350 milionë euro në vitin 2021, nga 31 milionë euro në 2019-n. Norma e fitimit të këtij sektori kërceu gjithashtu në 24%, nga 11% që ishte mesatarja e 2018-2019, duke u renditur se aktiviteti i dytë në vend me kthimin më të lartë, pas pasurive të paluajtshme. Aktiviteti i shëndetit ka shënuar një rritje të fortë në dekadën e fundit, duke shfrytëzuar nivelin e ulët të shërbimeve të sektorit publik”, thuhet në raportin e INSTAT.
Sakaq, bëhet me dije se edhe ë krahasim me mesataren e 2018-2019, kur vendi ishte në një periudhë normale shëndetësore, të ardhurat pothuajse janë dyfishuar. Kjo rritje e ndjeshme e të ardhurave ka ardhur pavarësisht se numri i punonjësve të punësuar në këtë sektor ka mbetur pothuajse i pandryshuar në rreth 12 mijë persona dhe investimet gjithsej janë zgjeruar lehte më 6.7%.
Sipas INSTAT, në “Shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale” përfshihen spitalet, klinikat, qendrat e kujdesit shëndetësor për të moshuarit, klinikat dentare, kujdesi social etj. Dhe në të gjitha këto shërbime ka pasur rritje të ndjeshme të kostove, duke i bërë të papërballueshme për qytetarët.