Nuk ka të dytë si ai/ Eklent Kaçi shpallet sërish kampion bote në bilardo

Nuk ka të dytë si ai/ Eklent…

Eklent Kaçi nuk e lëshon stafetën as për vitin 2023. Talenti nga Laçi është shpallur për herë të dytë kampion bote në lojën e bilardos. Në finalen e mbajtur në Las Vegas, 24-vjeçari mposhti spanjollin Francisco Sanchez Ruiz.

Bilardisti shqiptar e mposhti atë me rezultatin 10-7, në disiplinën e “dhjetëshit”.Eklanti e nisi pak keq lojën me spanjollin, por nga rezultati 5-1 për spanjollin Ruiz, Kaçi përmbysi gjithçka duke fituar shtatë raunde radhazi.

Prej vitesh talenti shqipar është në majat më të larta të trofeve europiane dhe botërore, duke dhuruar emocione të veçanta. Ky është suksesi i tretë në tre vitet e fundit për Eklent Kaçin, që ka ngritur lart flamurin kuqezi dhe ka bërë krenarë shqiptarët në çdo vend të botës.

Nga medalia e artë, 24-vjeçari pritet të marri edhe një pagesë prej 60 mijë dollarësh si fitues i vendit të parë dhe kampion bote.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit