Nuk ka ushqime dhe ilaçe, diplomatët braktisin Korenë e Veriut

Nuk ka ushqime dhe ilaçe, diplomatët braktisin…

Diplomatët po braktisin masivisht Korenë e Veriut për shkak të krizës së thellë ku është zhytur ky vend.

Sipas gazetës Guardian, diplomtët rusë që u arratisën nga vendi komunist thanë se aty mungojnë mallrat më bazikë dhe ilaçet.

Vendi është në krizë për shkak të regjimi strikt të karantinës në mesin e pandemisë së koronavirusit.

Në një letër të postuar të enjten, punonjësit e ambasadës ruse në Korenë e Veriut thanë se diplomatët e huaj po largohen në mënyrë kolektive nga ky vend pasi nuk ka ushqime dhe mundësi për mjekim.

Rusia ka një numër të madh diplomatësh në vendin komunist.

Në shkurt të këtij viti, një pamje e diplomatëve rusë dhe familjarëve të tyre teksa braktisnin Korenë e Veriut në një vagon që shtyhej me dorë, bënë xhiron e rrjetit.

Ata shpenzuan 30 orë në vagon deri në kufirin e vendit.

Zyrtarisht, Koreja e Veriut pretendon se nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus, por analistët thonë se ka pasur shpërthime të shumta të virusit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit