Nuk ka zgjidhje në Rinas, ja deri kur do të qëndrojë i mbyllur aeroporti

Nuk ka zgjidhje në Rinas, ja deri…

Aeroporti i Rinasit do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 15:00 të ditës së sotme deri në nxjerrjen e një njoftimi të dytë në varësi të zhbllokimit ose jot ë situatës.

Njoftimi është dhënë nga ICAO, Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve, ku theksohet mbyllja e aeroportit për shkak të mungesës së stafit deri në orën 15:00 të pasdites.

Nuk dihet nëse deri atëherë do të mund të arrihet një marrëveshje mes ministres Balluku dhe kontrollorëve të avizcionit civil për rikthimin e tyre në punë.

Mbrëmjen e djeshme me kërkesë të ministrit përgjegjës për Infrastrukturën dhe Energjinë u mblodh Komiteti i Mbrojtjes Civile, organi i përhershëm i Emergjencave Civile për situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga ndalimi i qarkullimit ajror nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ngarkoi me detyrë gjatë mbledhjes Belinda Ballukun, për zëvendësimin e kontrollorëve që kanë braktisur detyrën sipas zyrtarëve të qeverisë.

Ngarkohet ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, me të huaj ose  me vendas. Të përcaktojë kriteret e licencimit për të rinisur fluturimet sa më parë dhe të bëhet çfarë është e nevojshme për rifillimin gradual të punës. Ministrja Balluku ngarkohet për të bërë gjithçka për të rifilluar punën. E kemi vlerësuar si një kërcënim për Mbrojtjen Civile dhe kemi marrë këtë vendim“, ka thënë Peleshi gjatë mbledhjes.(F.M/Faxweb)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit