“Nuk kam kohë të depilohem”, këngëtarja e njohur ngre këmbët për të treguar qimet

“Nuk kam kohë të depilohem”, këngëtarja e…

Këngëtarja e njohur Katy Perry, e cila së fundmi mirëpriti vajzën e saj Daisy Dove me të fejuarin Orlando Bloom, ka thënë se depilimi i këmbëve nuk është tashmë pjesë e rutinës së saj. Gratë nuk duhet të justifikohen për depilimin, por nëse dikush kërkon një arsye për t’u justifikuar atëherë përkujdesja për një femijë është idealja. Katy Perry bëri një deklaratë të papritur këtë javë në “American Idol”. Deklarata e saj erdhi pas performancës së Cassandra Colemans. Ajo po e komentonte dhe u shpreh se “i ngriti qimet përpjetë” teksa këndonte.

Më konkretisht, këngëtarja e njohur e cila është pjesë e jurisë u shpreh se:

Zeri yt është ëngjëllor. Kur ti këndove qimet në këmbët e mia u ngritën përpjetë, më rrëqethe. Si një nënë e re, unë nuk kam shumë kohë prandaj kam hequr dorë nga depilimi.

Për të provuar deklaratën e saj, këngëtarja ngriti këmbët në tavolinën e jurisë, ndërsa kolegu Luke Bryan e konfirmoi. “Ajo ka qime në këmbë”, u shpreh ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit