Nuk kanë fund aksidentet në punë, bie nga ndërtesa punëtori në Laç

Nuk kanë fund aksidentet në punë, bie…

Një tjetër aksident në punë është regjistruar ditën e enjte në Shqipëri. Aksidentet në punë janë kthyer tashmë si një “lajm i zakonshëm” në vend, pasi pothuajse çdo ditë regjistrohet një i tillë.

Kushtet në të cilat punojnë këta punëtorë, shkaktojnë dhe aksidentet e shpeshta, të cilat jo rrallë herë përfundojnë me vdekje.

“Shtetasi D.M., 43 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një ndërtesë në qytet Laç është rrëzuar dhe si për pasojë ka marrë dëmtime në trup. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin mjekësor”, njoftoi policia.


Ndërkohë një ditë më parë u regjistrua një aksident në minierë, ku minatori mbeti i bllokuar pas rënies së një masivi shkëmbor. Fati i tij nuk dihet ende, pasi minatori është i bllokuar që prej ditës së djeshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit