Nuk kanë fund rastet e vjedhjes së energjisë elektrike, arrestohen 2 persona, procedohen 12 të tjerë

Nuk kanë fund rastet e vjedhjes së…

Kontrollet e përbashkëta të OSHEE me policinë e shtetit kanë evidentuar 17 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, e kjo ka cuar në pranga 2 prej tyre, janë proceduar penalisht 12 të tjerë si dhe janë shpallur në kërkim 3 persona.

Po ashtu, është vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim me herët për vjedhje të energjisë elektrike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë në DVP Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. I., H. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit B. K., H. I. dhe J. T.

Nga specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër janë proceduar penalisht shtetasit Gj. U., H. S., Rr. P., Gj. P., Rr. D., N. H., Sh. S. dhe K. L., ndërsa nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe u procedua penalisht shtetasi V. M.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Plazh u proceduan penalisht shtetasi L. D.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë proceduar penalisht shtetasit A. K. dhe I. H.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Poliçan u kap shtetasi i shpallur në kërkim G. B.

Strukturat e Policisë vijon me kontrollet në të gjithë vendin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit