Nuk kanë hapësira për t’u falur në xhami, kisha hap dyert për besimtarët myslimanë

Nuk kanë hapësira për t’u falur në…

Një kishë në Berlin ka hapur dyert për besimtarët myslimanë, sepse ata nuk mund të rrinë të gjithë bashkë në xhami për shkak të masave të distancimit social. Gjermania lejoi shërbimet religjioze të hapeshin në 4 maj, por besimtarët duhet të ruajnë distancën prej 1.5 metrash me njëri-tjetrin.

Si rezultat i rregullave të vendosura, xhamia Dar Assalam në rrethin Neukolln të qytetit mund të mbante vetëm disa prej besimtarëve brenda. Por kisha Martha Lutheran ofroi ndihmën e saj duke hapur dyert për faljen e së Premtes për besimtarët myslimanë.

“Kjo është një shenjë e shkëlqyer dhe sjell gëzim në Ramazan dhe në mes të kësaj krize pandemie. Kjo pandemi na ka bërë një komunitet. Krizat i bëjnë njerëzit bashkë”, është shprehur imami i xhamisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Ishte një ndjenjë e çuditshme për shkak të instrumenteve muzikore, ikonave. Por kur shikon, i harron detajet e vogla. Në fund të fundit kjo është shtëpia e Zotit”, është shprehur një besimtar mysliman.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit