Nuk kanë marrë ende pagën e luftës, 70 gra i zënë derën Drejtorisë së Tatimeve, punonjësit hyjnë nga mbrapa

Nuk kanë marrë ende pagën e luftës,…

Në një kohë kur gjendja duket se po kthehet drejt normalitetit në vend, masivisht kanë nisur protestat për mosmarrjen e pagave të luftës, që u premtuan nga ana e qeverisë. Gjatë mëngjesit të sotëm 70 gra, punonjëse të një fasonerie i zunë derën Drejtorisë së Tatimeve në Durrës duke protestuar për mosmarrjen e pagës së lùftës.

Ato thanë se nuk do të lejojnë futjen e asnjë zyrtari brenda pa u zgjidhur më parë problemi i tyre, dhe se kanë ditë të tëra që presin. Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës së tatim-taksave janë detyruar të  hyjnë nga dera e pasme, ndërkohë që protesta po monitorohet nga policia.

Nuk dihet ende nëse do të ketë negociata mes tyre, dhe drejtorisë së Tatimeve, pasi shpeshherë shkak për mosmarrjen e pagave bëhen vetë pronarët e bizneseve, të cilët nuk kanë aplikuar në emër të punëtorëve të tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit