“Nuk kanë vota mjaftueshëm nga ne”/ Banorët e fshatit Sulaj në Fier: Jemi të lënë pas dore

“Nuk kanë vota mjaftueshëm nga ne”/ Banorët…

Banorët e fshatit Sulaj në njësinë administrative Dërmenas në Fier janë shprehur se pushteti i ka lënë pas dore. Ata kanë zhvilluar një protestë duke kërkuar që fshati i tyre i braktisur të përfshihet në investime.

Banorët shprehen se kryetari i komunës u ka premtuar rregullimin e rrugës, por që nuk e ka mbajtur premtimin.

Më tej, ata shprehen “shqiptar jemi pse mos ta bëjë, vjen kanali deri aty bëhet dhe te ne stop, vaditje dhe ujë nuk ka, dritat janë të dobëta mezi ndizen, asgjë nuk është bërë”.

“Shteti ecën me llogari matematikore, 50 familje që jemi aq vota kanë plus që nuk i ka të gjitha votat e veta, janë me bindje të ndryshme politike banorët. Unë fëmijët i kam larguar nga fshati dhe shumë shpejt do largohem dhe vetë. Nuk kam bërë investime as në shtëpinë time sepse nuk ja vlen të investosh kur ska asnjë lloj të ardhme. Është fshat problematik dhe i lënë pas dore si një ishull i braktisur.Duam të komunikojmë me kryetarin e komunës, se kur ka ardhur para tre vitesh ai ka çarë sadokartin e makinës e na tha do e rregulloj këtë rrugën.

Mos jemi gjerman ne dhe jemi të ndarë? Shqiptar jemi pse mos ta bëjë, vjen kanali deri aty bëhet dhe te ne stop, vaditje dhe ujë nuk ka, dritat janë të dobëta mezi ndizen, asgjë nuk është bërë. Vetëm fshati Sulaj ka ngelur kshu, të gjithë fshatrat e tjerë janë me rrugë, fshatit tonë nuk i kan hedhur as zhavor. Vijm ktu nuk është kryetari të komunikojmë.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit