“Nuk kemi marrë asnjë lekë”, naftëtarët nxjerrin zbuluar Ahmetajn: Ministri i fatkeqësisë, na është bërë verem

“Nuk kemi marrë asnjë lekë”, naftëtarët nxjerrin…

Ministri Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” se 720 punonjës të rafinerisë së naftës në Ballash kanë marrë pagën e luftës. Por në një prononcim për Fax News, naftëtarët e Ballshit kanë deklaruar se nuk u ka kaluar asnjë lekë në llogaraitë e tyre bankare. Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj u shpreh për Fax News në një lidhje telefonike se nuk ka kaluar asnjë lekë, ndërsa shtuan se Ahmetaj vetëm i mashtron dhe iu është kthyer në ‘verem’.

“Në këto momente që flasim deklaroj se nuk ka kaluar asnjë lekë në numrin e llogarive tona. Asnjë lekë nuk ka kaluar në numrin e llogarisë së punëtorëve. Në flasim në emër të 870 punëtorëve të rafinerisë dhe unë po e konfirmoj në këtë moment që flasim bashkë nuk ka asnjë lekë. Jam çuditur dje nga ministri Ahmetaj ku tha kemi marrë lekët. Ky është ministri i fatkeqësisë kur thotë se ju kemi kaluar lekët, a ka ka pyetur ne, të vijë dhe të shohë llogaritë.

Unë e dëgjova mbrëmë ministrin dhe ai tha i kanë kaluar pagën 720 ne punëtorëve i kanë marrë lekët. Asnjë nga ne nuk deklaron se ka marrë lekët. Në llogaritë tona nuk ka kaluara asnjë lekë. Tani nga e ka marrë këtë informacion ministri, se neve nuk na ka kalua asnjë lekë. Dëgjuam ministrin, sot në mëngjes në orë 7 kam futur kartën në llogarinë time dhe kisha 0 lekë në llogari. Nuk është e vërtetë është gënjeshtër.

Ne nuk dimë asgjë, nuk kemi marrë asnjë lekë. Kemi dëgjuar në tv ai na është bërë verem ne nuk është ministër. Ai është verem, e di shumë mirë ai se çfarë do të thotë. Zoti ministër pse kanë dalë këtu në shesh, ti kishim marrë lekët do të rrinim në shtëpi. Ata abuzojnë me emrin tonë, presin shumë fatura me emrin tonë. Kemi kaluar në ekstrem duke marrë bukë borxh. Të vijnë të na kontrollojnë a kemi telefona a kemi makina. Kam dy fëmijë student pa punë dhe jemi në borxhe për të marrë bukën”- thane naftëtarët.

Naftëtarët janë ngopur me premtime boshe prej disa muajsh, ndërkohë që mashtrimi i radhës është ai për pagën e luftës, i bërë në çdo dalje televizive nga ana e ministrit Ahmetaj, që në fakt derimë tani nuk ka para në llogaritë e naftëtarëve. /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit