Nuk kishte surpriza... Aida Hajnaj zgjidhet drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Nuk kishte surpriza… Aida Hajnaj zgjidhet drejtuese…

Siç edhe ishte paralajmëruar më herët, KLP ka emëruar unanimisht Drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Mësohet se për Hajnajn, zv.drejtoreshë e Policisë së Shtetit, anëtarët votuan me 9 vota pro.

Aida Hajnaj u propozua nga SPAK, pasi 3 rivalët e tjerë të saj ishin skualifikuar.

Hajnaj do të jetë kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ose e quajtur ndryshe si ‘FBI’-ja shqiptare.

PD paralajmëroi përzgjedhjen e Aida Hajnajt në krye të BKH-së, teksa akuzoi Ramën se, me vendosjen e saj, do të kapë edhe këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit