Nuk konstatuan vjedhjen e energjisë për “shtëpinë e barit”, lirohen punonjësit e OSHEE

Nuk konstatuan vjedhjen e energjisë për “shtëpinë…

Policia arrestoi ditën e sotme janë arrestuar 8 persona, mes të cilëve 5 punonjës të OSHEE në Shkodër. Autoritetet konstatuan një “shtëpi bari” me mbi 2 mijë rrënjë kanabis. Punonjësit e OSHEE fillimisht u akuzuan se nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike që përdorej për ngrohjen e ambientit ku kultivohej droga.

Së fundmi Prokuroria ka liruar punonjësit e OSHEE, duke argumentuar se shoqërimi i tyre është i paligjshëm.  Mësohet se Prokurori Gëzim Spahiu ka urdhëruar lirimin e tyre.

Punonjësit e OSHEE janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit