Nuk kursehet aspak! Rita Ora shpenzon shifrën marramendëse për këtë veshje (FOTO)

Nuk kursehet aspak! Rita Ora shpenzon shifrën…

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, njihet për stilin e saj unik, eksperimentimin me veshjet dhe guximin në ndryshimin e look-ut, duke marrë përherë vëmendje në çdo paraqitje të saj.

Së fundmi ajo ka shkëlqyer në eventin “Vida Glow” në Syney, ku bukuroshja shqiptare u shfaq me një jumpsuit rozë ‘’Alex Perry’’, e cila kushton plot 1950 dollarë. Këtë veshje, ajo e kishte kombinuar edhe me një varëse prej ari dhe me një palë vathë formë rrethi.

Në këtë ngjarje, Rita u bë bashkë me disa të famshëm vendas australianë, duke përfshirë modelet Jesinta Franklin dhe Gemma Ward.

Kujtojmë se kohët e fundit, ylli i popit po përflitet për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Së fundmi, artistja shqiptare u fotografua teksa drekonte bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sydney.

Nuk kursehet aspak! Rita Ora shpenzon shifrën marramendëse për
Nuk kursehet aspak! Rita Ora shpenzon shifrën marramendëse për
Nuk kursehet aspak! Rita Ora shpenzon shifrën marramendëse për
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit