Nuk la media pa dalë, Zdromsi i Bashkisë shfaqet i nxirë pasi kaloi koronavirusin. Në plazh e ka bërë karantinën?!

Nuk la media pa dalë, Zdromsi i…

Me siguri që malli nuk ju kishte marrë për fytyrën e tij.

Lali Eri tanimë doli negativ në tampon, dhe menjëherë nuk la media pa dalë.

I priti e përcolli të gjitha televizionet me rradhë, duke treguar çfarë i kishte dhimbur gjatë kohës që ishte me COVID-19.

Që nga pasditja e djeshme, deri sot në mëngjes, ku nuk doli nëpër televizione duke i bërë thirrje edhe të tjerëve të ruhen.

Por, sot doli sërish pa maskë, edhe pse të tjerët rrth vetes mbanin maskë.

Ajo që me siguri iu ka rënë në sy të gjithëve, është edhe ngjyra e lëkurës.

Lali Eri u shfaq pas rreth dy javësh, i nxirru, a thua se këto dy javë ka qenë në breg të detit duke marrë disa rreze. Mos vallë vërtetë ka qenë atje?

Mos vallë vërtetë ishte në plazh dhe jo tek shtëpia e tij duke respektuar karantinën?

 /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit