Nuk mbajti dot meshën e fundvitit për shkak të nervit shiatik, rikthehet Papa Françesku, bën thirrje për paqe: Jeta sot drejtohet nga lufta…

Nuk mbajti dot meshën e fundvitit për…
Gjatë një fjalimi publik, Papa Françesku nuk u ndal aspak tek problemet e tij shëndetësore por bëri thirrje për paqe, nga biblioteka e Pallatit Apostolik të Vatikanit.
Featured image of article: Nuk mbajti dot meshën e fundvitit për shkak të nervit shiatik, rikthehet Papa Françesku, bën thirrje për paqe: Jeta sot drejtohet nga lufta…

Papa Françesku është rishfaqur për të parën herë pas problemeve shëndetësore që e penguin të mbante meshën e fundit për vitin që lamë pas.

Gjatë një fjalimi publik, Papa Françesku nuk u ndal aspak tek problemet e tij shëndetësore por bëri thirrje për paqe, nga biblioteka e Pallatit Apostolik të Vatikanit.

“Jeta sot drejtohet nga lufta, armiqësitë e shumë gjëra që janë shkatërruese. Ne duam paqe dhe kjo është dhuratë. Ngjarjet e dhimbshme që shënuan udhëtimin e njerëzimit vitin e kaluar, veçanërisht pandemia, na mësuan se sa është e nevojshme të interesohemi për problemet e të tjerëve dhe të ndajmë shqetësimet e tyre. Jam i hidhëruar e shqetësuar rreth përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në Jemen, e cila po shkakton viktima të shumta të pafajshme. Le të mendojmë për fëmijët e Jemenit, pa arsimim, pa ilaçe e të uritur,”- tha Papa Françesku ndër të tjera.

Për të parën herë, që kur ai u bë Papë në vitin 2013, nuk e mbajti dot meshën e fundvitit. Shkak u bë problemi me nervin shiatik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit