Nuk mban më as unazën e fejesës/ Elvana Gjata konfirmon ndarjen nga Ervin Mata?

Nuk mban më as unazën e fejesës/…

Kohët e fundit po flitet për prishjen e fejesës së Elvan me Ervin Matën , ish shokun e shkollës.

Para tri vitesh, Elvana Gjata promovoi albumin e saj me Pirro Çakon, që u konsiderua edhe nata speciale me të ftuar VIP, ku ajo miqtë e saj i prezantoi me të fejuarin, pikërisht Ervin Matën.

Lidhja e tyre ishte bërë edhe familjare, pasi Elvana konsiderohej si nusja në familjen e tij. Në atë periudhë, këngëtarja investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt e shiti për t’iu përkushtuar karrierës, shkruan PanoramaPlus.

Ndërsa në një intervistë për Ermal Mamaqin, nga shtëpia e saj luksoze në Tiranë, rrëfeu se ndihej me shumë fat me partnerin e saj, të cilin e kishte pasur shok shkolle, por që më vonë erdhën situatat që të dashuroheshin dhe të fejoheshin.

Por, duket se pas katër vitesh lidhje në fshehtësi dhe tri vite fejesë, po qarkullojnë thashetheme të ndryshme rreth prishjes së fejesës, të cilat Elvana i ka ndezur edhe më shumë me këngën e saj të fundit “Thirr”, ku i këndon ndarjes së dhimbshme.

E ndërkohë që më parë në dorën e saj binte në sy unaza e shtrenjë e fejesës, tashmë në fotot e fundit për 8 Mars ajo unazë mungon në duart e artistes.

https://www.instagram.com/p/CMKnN7NsYmP/?utm_source=ig_web_copy_link

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit