'Nuk mban më ujë pilafi', qytetarët po ankohen kundër vjedhjeve të Vodafone edhe me foto në rrjetet sociale

‘Nuk mban më ujë pilafi’, qytetarët po…

Pas shkrimeve të shumta të “gazetaatdheu.com’, të ankesave të qytetarëve ndaj Vodafone Albania, vijnë edhe ankesa të tjera.

Tani ka edhe protesta me foto të qytetarëve ndaj Vodafone.

I tillë është rasti i një qytetari, që shprehet se oferta e internetit i ka mbaruar brenda dy javësh, edhe pse në shumicën e kohës ai është i lidhur me Wi-fi, shprehet ai.

Në denoncim ai shprehet se ka bërë ankesa tek shërbimi i klientit, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

“Jam shumë i pakënaqur me paketat, dhe sa shpejt që harxhohet interneti. Edhe pse kam 3G interneti harxhohet shumë shpejt, as 15 ditë nuk më zgjat oferta. Në punë më shumë kohë qendroj me wireless. Duke bo mnga dy oferta në muaj. E ka fajin kompania vodavidh albania”, shprehet në denoncimin e tij qytetari.

Ndërkohë që nuk kanë munguar as memet dhe pankartat kundër kësaj kompanie, siç është ai në foton e mëposhtme, ”lëri leshtë, be happy”:

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit