Nuk mori masa kundër Covid-19 duke e lënë në “rënie të lirë”, Suedia përballet me 87 humbje jete gjatë 24 orëve

Nuk mori masa kundër Covid-19 duke e…

Suedia ishte ndër të paktat vende që nuk mori masa drastike në mbrojtje të koronavirusit në vend.

Deri ditën e sotme situata në vendin nordik ishte shumë e qetë duke bërë që të habiten të gjithë por si duket edhe në Suedi kurba pandemike ka lëvizur duke shkaktuar një bilanc aspak të mirë si në numër të infektuarsih ashtu edhe në humbje jete.

Ditën e sotme Suedia ka  shënuar të paktën  87 viktima nga koronavirusi ku mes tyre mësohet se është edhe një fëmijë nën 10 vjeç.

Me rritjen e sotme numri total i viktimave ka shkuar afro 3 mijë, ndërkohë që deri më tani bëri kurioze shumë  shtete në mbarë botën sa i përket mos me vendosjes së masave të forta për Covid-19.

“Ne tashmë kemi afro 3,000 të vdekur, një numër jashtëzakonisht i madh.”-  tha epidemiologu Anders Tegnell në një konferencë për shtyp.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit