Nuk ndalen aksidentet në vendin tonë/ Trajleri përplas çiklomotorin, në gjendje të rëndë dy persona

Nuk ndalen aksidentet në vendin tonë/ Trajleri…

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë mesditë në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Dy persona mësohet se kanë mbetur të plagosur pasi çiklomotori me të cilin lëviznin u përplas nga një trajler.

Mësohet se gjendja e tyre është e rëndë.

Ata janë dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë trajtim mjekësor.

Nuk dihen akoma shkaqet pse ndodhi aksidenti.

Por policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit