Nuk ndalen dezertimet/ PS-së i bashkohet një tjetër ish-deputet opozitar

Nuk ndalen dezertimet/ PS-së i bashkohet një…

Nga momenti që deputetët e opozitës së bashkuar dorëzuan mandatet, në Parlament hynë disa nga kandidatët që përfshiheshin në listat shumëemërore të këtyre partive.

Ata u konsideruan si opozita parlamentare, por në fakt pjesa dërrmuese e tyre, mbajtën në këmbë një Parlament monopartiak dhe votat e tyre ishin pro Qeverisë Rama. PD, LSI dhe çdo parti tjetër brenda opozitës së bashkuar, deklaruan se asnjë prej emrave që pranuan marrjen e mandateve nuk përfaqësonin partitë që i kandiduan.

Tashmë që po ofrojnë zgjedhjet e 25 prillit, duket se PS po “peshkon” mes atyre që i konsideron “opozita parlamentare”.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë një takimi të zhvilluar me të rinj e Partisë Socialistë në Tepelenë, njoftoi se PS i është bashkuar një tjetër deputete. Bëhet fjalë për Ediola Braha, për të cilën ministri i Brendshëm, bëri edhe një diversion duke e caktuar si ligjvënëse të LSI.

“S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale. Angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm”, shkruan Çuçi.

Nuk dihet nëse Çuçi është njohur me vendimin e para dy viteve nga opozita se ata që kanë hyrë në Kuvend nuk janë më përfaqësues të saj, apo ai ka tentuar të vijojë lojën politike, duke paraqitur si prurje të re në rradhët e socialistëve, një prej deputetëve të emëruar nga Rilindja si “opozitarë”.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit