Nuk ndalen hakmarrjet e shqiptarëve, fermerit nga Fieri i helmojnë delet

Nuk ndalen hakmarrjet e shqiptarëve, fermerit nga…

Sinan Hajdari, është një fermer nga Fieri. Ai ankohet se i kanë helmuar më shumë se 5 kokë dele në stanin që ka ngritur prej më shumë se 10 vitesh.

Ky fermer thotë për Top Channel se ka rreth 350 krerë dele. Ai ka dyshime se i kanë hedhur helm kimik në kullotën e tij. Mëngjesin e së enjtes, pas një vëzhgimi të bërë, fermeri konstatoi që delet nuk ecnin. Për këtë, familja ka bërë denoncimin në polici pasi dyshojnë se i është bërë me qëllim pasi është hedhur helmi në tokat ku bagëtitë kullosin.

Fermeri:
Dje më janë helmuar 5 krerë bagëti dhe shumë të tjera i kam në gjendje të rëndë. Dyshoj se është i qëllimshëm për një konflikt që ka ndodhur 2 ditë më parë në këtë zonë. Dyshoj se helmimi është i qëllimshëm nga këta persona se kam kohë në këtë zonë dhe asnjëherë më parë nuk kam pasur probleme me helmimin e bagëtive. Kemi 13 vjet në këtë zonë dhe është hera e parë që më helmohen bagëtitë. Kam bërë denoncimin në polici. Dyshoj tek personat që kam pasur konfliktin. Mund të jetë helmim kimik. Janë dërguar dje në darkë në laboratorin e Tiranës dhe pritet përgjigja.

Situatën djali e lidh me një konflikt që ka pasur para pka kohësh me disa banorë të zonës. Sipas tij, helmimi mund të jetë i qëllimshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit