Nuk ndalen kërkimet nën rrënojat e nërtesave në Miami, 159 persona ende të zhdukur

Nuk ndalen kërkimet nën rrënojat e nërtesave…

Familjarët po presin në ankth përderisa ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë për shenja jete nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Miami. Deri më tani janë konfirmuar katër të vdekur.

Autoritetet po përdorin maikneri të rëndë, dronë dhe mikrofona me shpresë se do të gjejnë ndonjë të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe. Rachel Spiegel ishte në ankth për ndonjë lajm për nënën e saj të zhdukur, 66-vjeçaren Judy Spiegel, e cila jetonte në katin e gjashtë.

“Unë vetëm po lutem për një mrekulli. Jemi me zemër të thyer që ajo ishte në ndërtesë”, tha Rachel e pikëlluar.

“Kurdo që dëgjojmë një zë, ne përqendrohemi në atë zonë”, tha nënkomandanti i zjarrfikësve, Raide Jadallah. “Mund të jenë zhurma të lakimit të hekurit ose rrënoja duke rënë, por jo saktësisht tinguj të trokitjeve ose të zërit të njeriut”, shtoi ai.

Të penguar nga era dhe shiu, dy vinça të rëndë larguan rrënoja të premten. Pas ndaljes së punës së tyre, zjarrfikësit u afruan për të larguar copa më të vogla të rrënojave me shpresë se do të gjenin ndonjë pikë ku njerëzit mund të jenë ngujuar, shkruan Associated Press, transmeton Gazeta Express.

Zyrtarët thanë se ende nuk dinë saktësisht se sa persona kanë qenë brenda ndërtesës në momentin e shembjes, por po mundohen që t’i gjejnë 159 personat që janë shpallur të zhdukur e të cilët mund të kenë qenë ose të mos kenë qenë brenda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit