Nuk ndalet Irani, kërcënon me luftë bërthamore

Nuk ndalet Irani, kërcënon me luftë bërthamore

Pas sulmit të 13 prillit ku Irani goditi me raketa dhe dronë, të cilat Izraeli i rrëzoi me ndihmën e laeatëve të tij, të gjithhë po pritnin vazhdimin e pas sulmit. Kur situate e krijuar dukej se po shuhej, një kërcënim i rëndë ka ardhur ditën e sotme nga Irani.

 Një gjeneral i Gardës Revolucionare iraniane kërcënoi se do të shenjëtrohen “objektet bërthamore” të Izraelit nëse ai godet objektet bërthamore iraniane, njoftoi media shtetërore, në hakmarrje për sulmin e fundjavës së Teheranit ndaj Izraelit.

Kërcënimi erdhi një ditë pasi liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord të rrisin sanksionet kundër Iranit, duke penguar kompanitë që prodhojnë dronë dhe raketa.

Analisti për siguri dhe gjeopolitikë, Michael Horowitz, shkroi në X se, derisa ca vende morën pjesë, direkt ose indirekt, në përpjekje për ta kufizuar ndikimin e sulmit të Iranit, Jordania qartazi “veproi për interesat e veta”. Të tjerët vepruan pas trysnisë së madhe nga aleati kryesor i Izraelit, SHBA-ja, tha ai, apo “nga frika e një përshkallëzimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit