Nuk ndalet ”leku” te ujësjellësat, 2.5 miliardë për përmirësime në Vlorë firmës që garoi e vetme

Nuk ndalet ”leku” te ujësjellësat, 2.5 miliardë…

Kohët e fundit rezulton se po qarkullojnë miliardë lekë nga paratë e shtetit për tendera me tematikë përmirësimi apo rregullimi infrastrukture tek ujësjellës të ndryshëm në vend. Sigurisht nuk mund të mungonte këtu as ujësjellësi i Vlorës.

Ky institucion ka organizuar një tender me numër reference REF-83629-01-05-2021 dhe me objekt ““Përmirësime të sistemit me ujë në lagjet ish-fabrika e Çimentos Partizani-Karabash, dhe rindërtimi i ujësjellësit në Babicë të vogël, njësia administrative Qëndër Vlorë”, me fond limit 207,270,868 lekë të reja pa TVSH. Për habi rezulton se në garë ka marrë pjesë vetëm fituesi.

Më konkretisht bashkimi i operatorëve ekonomikë “AGBES CONSTRUKSION”shpk dhe “LALA” shpk. Vlera e ofruar prej tyre është thuajse identike me atë të fondit limit, ose sa 98.44% e tij, konkretisht 204,045,754 lekë te reja pa TVSH ose rreth 2.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Natyrisht duke mos patur asnjë konkurrent tjetër, ky bashkim operatorësh është shpallur edhe fitues.JOQALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit