Nuk ndalet Mirlinda e AKSHIT, 1.6 miliardë për të “spiunuar” shqiptarët

Nuk ndalet Mirlinda e AKSHIT, 1.6 miliardë…

Ditët kalojnë njëra pas tjetrës, e natyrisht edhe tendarat ikin e vijnë. Por rezulton se tenderat e AKSHI-t që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj janë të një frekuence mjaft të lartë. Pothuajse çdo 2-3 ditë del në pah një tender i ri i organizuar nga ky institucion. Dhe nuk bëhët fjalë për vlera të vogla, por për shifra që kalojnë limitet e miliardave. Në rastin më konkret do ju paraqesim një tender i cili ka të bëjë me “spiunimin” e shqiptarëve. Rezulton se AKSHI ka hapur një tender me numër reference REF-94693-05-06-2021. Objekti i këtij tenderi është “Sistemi e-Tax fraud & investigation – për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë”.

Por për çfarë bëhet fjalë? Mësohet se do të realizohet ndërtimi i një sistemi për menaxhim në kohe reale dhe lehtësim te çështjeve hetimore duke ndërvepruar dhe me regjistra të institucioneve të tjera në luftën kundër shkeljeve administrative dhe penale në fushat e mashtrimeve doganore, tatimore, evazionit fiskal dhe krimit të organizuar. Qëllimi i këtij tenderi është që të realizohet një sistem kompjuterik për aksesimin dhe analizimin e të dhënave të institucioneve të ndryshme në mënyrë të qendërzuar dhe ndjekjen e rrjedhës së punës gjatë gjithë ciklit të hetimit tatimor.

Sistemi do të kryqëzojë të dhënat tatimore të bizneseve dhe individëve me baza të tjera të dhënash për të vendosur nëse ka veprimtari mashtruese apo të pa raportuar (keqorientuar). Synohet gjithashtu që të përmirësohet pajtueshmëria e taksave në përgjithësi dhe të zbulohet mospërputhja në të gjithë sektorët dhe aktivitetet e ekonomisë. Nuk dihet se sa efektiv do të jetë ky sistem, pasi gjasat janë që të ngelet thjesht si projekt “me letra” dhe paratë e dhëna për tenderin të përfundojnë kushedi se ku. Mbetet të pritet se cila kompani do të shpallet fituesja e rradhës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit