Nuk ndalet rritja e çmimit të banesave/ Vilat në bregdet arrijnë në 1.6 milionë euro

Nuk ndalet rritja e çmimit të banesave/…

Rritja e çmimit të banesave vazhdon, madje çmimet shkojnë në vlera marramëndëse kur flasim për vilat në zonat bregdetare. Sipas informacioneve të grumbulluara nga Agjencitë e Pasurive të Patundshme rezulton se,  vilat elitare me pamje nga deti po shiten 1,6 mln euro, nga 1,2 mln euro vitin e kaluar.

Vetë Agjencinë e Pronave tregojnë se vlerat e tyre janë rritur shumë për shkak se edhe turizmi shqiptar po tërheq shumë turistë. Sipas ty çmimet më të larta regjistrohen në Jug. Konkretisht, në jug çmimi ka arritur në 3500 euro/m2. Ndërkohë, në Gjirin e Lalëzit çmimi maksimal arrin deri në 2,500 euro/m², për shkak edhe të projekteve të reja në zhvillim.

Bie në sy se  kërkesa kryesohet nga të huajt, shqiptarët që jetojnë jashtë, por ka edhe blerës vendas për shtëpi pushimi, apo për qëllime investimi. Të shumtë janë dhe qytetarët shqiptarë nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe rrethe të tjera që i zgjedhin si shtëpi pushimi dhe gjithashtu për qëllime investimi.

Kjo për faktin se çmimet e qirave janë gjithmonë në rritje. Kjo u pa vitin e kaluar, kur një apartament 1+1 në periudhën e verës u dha minimalisht 80 – 100 euro/dita në muajt korrik-gusht. Ndërsa në raport më të huaj, këta të fundit blejnë më shumë prona në bregdet se shqiptarët.

Agjentët e shitjes së pronave tregojnë se faktor që po ndikon së fundmi është rritja e kërkesës për të vlerë prona. Gjithashtu ndikojnë, vendodhja, sipërfaqja edhe mirëmbajtja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit