“Nuk ndihem mirë”, humb jetën papritur 38-vjeçari shqiptar në Itali

“Nuk ndihem mirë”, humb jetën papritur 38-vjeçari…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 27 shkurtit në Castel Del Monte, një komunë me 421 banorë në provincën e L’Aquila. Pasi nuk u ndje mirë, punëtori shqiptar Ledian Sharka ndërroi jetë. Ai kishte shprehur shqetësimin e tij tek kolegu, i cili mori makinën dhe e dërgoi në një farmaci aty pranë vendit të punës.

Pikërisht sapo mbërritën aty, shqiptari ndërroi jetë në farmaci. I ndjeri ishte i martuar dhe baba i një vajze 5-vjeçare. Sharka së bashku me një koleg ishte i angazhuar në punimin e tullave në një shtëpi private, kur u godit nga një sëmundje e papritur. Me një koleg, 38-vjeçari shkoi në farmacinë e qytetit dhe ndërsa shkëmbente disa fjalë me farmacistin për të shpjeguar arsyen e pranisë së tij, ra përtokë dhe ndërroi jetë.

Prokurori në detyrë, Fabio Picuti, ka urdhëruar transferimin e trupit në morgun e spitalit, ku do të kryhet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes së shqiptarit. Karabinierët e Inspektoratit të Punës nuk kanë konstatuar parregullsi kontraktuale të punëtorit në një kompani të vogël me seli në Castel Del Monte, e menaxhuar nga një sipërmarrës po ashtu nga Shqipëria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit