Nuk ngopen Klodët, Vjollca dhe Blushi/ Thellohet skandali i inceneratorëve

Nuk ngopen Klodët, Vjollca dhe Blushi/ Thellohet…

Top Channel, ditët e fundit ka bërë një sërë kronikash që lidhen me problematikat e mbetjeve urbane në qytetin e Durrësit.

Në fakt në pamje të parë, duket se gjithçka është në interes të qytetarëve, dhe Vjollca Hoxhës e Ben Blushit, iu “djeg barku” për Durrësin e mbuluar nga plehrat por e vërteta është se “dardha e ka bishtin prapa”.

Në një sërë kronikash të njëpasnjëshme Top Channel ka pasur në qendër mbetjet në Durrës dhe pas publikimit të këtyre kronikave, “rastësisht” del kryeministri Edi Rama dhe thotë se ky problem do të marrë zgjidhje brenda javës.

Kreu i qeverisë është shprehur mbrëmjen e djeshme se brenda disa ditësh do të firmoset marrëveshja me bashkinë e Durrësit dhe në këtë mënyrë mbetjet do të vijnë në landfilldin e Sharrës.

Por, ashtu siç e thamë më sipër “dardha e ka bishtin prapa”, pasi është e qartë se halli i Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit nuk është Durrësi, por është diku tjetër.

Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi janë ortakë të kompanisë që ka marrë me koncesion inceneratorët, dhe kjo mesa duket është arsyeja se pse i mbajnë ison kreut të qeverisë, në mënyrë që plehrat e Durrësit ti sjellin në Tiranë.

Pasi morën 15 milion euro tender me prokurim të drejtpërdrejtë për koncesionin e Porto Romanos, të cilën mund ta lexoni këtu, duket se nuk janë “ngopur”, por kërkojnë të marrin edhe 30 milion euro në vit nga mbetjet urbane të Durrësit, duke i çuar në landfillin e Sharrës.

   Klodian Zoto

Pra, qëllimi është të shtojnë sasitë e plehrave të grumbullura, dhe kështu shtohen xhepat e tyre.

Por, ku lidhet ortakëria e Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës me Klodët e Inceneratorëve

Kujtojmë këtu se në shkurt të vitit 2020 CNA.al ka publikuar një dokument ekskluziv të siguruar në Bullgari, ku tregohet ortakëria e Klodian Zotos, bosit shqiptar të “Integrated Technology Service”, kopmanisë së konçesionit të inceneratorëve, me bashkëshorten e Ben Blushit, Eva Blushi dhe me Mirel Mërtirin, një emër ky shumë i famshëm dhe i njohur kudo ku del Klodian Zoto.

Gjë e cila shpjegon edhe se pse kronikat në Top Channel e paraqesin koncesionarin djegës plehrash, si “shpëtimtar i mjedisit dhe jetës së banorëve” në Fier, Elbasan e Tiranë.

E  gjithë kjo tashmë e ka një shpjegim, pasi dokumenti tregon qartë lidhjen dhe bashkëpunimin e Klodi Zotos me Ben Blushin. Ortakëria e bashkëshortes të Ben Blushit me Klodian Zoton e inceneratorëve shpjegon gjithçka.  (Lexo këtu)

Por nuk mbaron këtu. CNA.al ka zbuluar të tjera dokumente, ku tregohet se Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri janë edhe ortakë të aksioneres së Top Channel, Vjollca Hoxha.

Me dokumente zyrtare CNA.al tregoi sesi kompania EM Capital Group AD, e cila ka tre ortakë Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Eva Blushin, ka blerë 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, që “rastësisht” ka të njëjtët aksionerë me Top Channel. (Lexo këtu)

Faktet flasin vetë. Kompania në Bullgari, EM Kapital Grup AD, në datën 25 nëntor ka ardhur në Tiranë nëpërmjet drejtorit të saj David Ujait dhe nëpërmjet një shumë prej 2.2 milion dollarësh ka blerë kompaninë Valtelina.

Gjithçka duket mjaft e qartë dhe lidhja media-qeveri-inceneratorë është e faktuar me dokumente. Dhe kjo shpjegon edhe “ison” që Top Channel i mban qeverisë.

/CNA.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit