Nuk përmbahet moderatorja shqiptare: Cristiano Ronaldo më ngacmon në mesazhe

Nuk përmbahet moderatorja shqiptare: Cristiano Ronaldo më…

Moderatorja e njohur Alesia Bami është një nga vajzat më atraktive të shoëbizit shqiptar.

Së fundmi, ajo u bë pjesë e një loje me pyetje-përgjigje në “E diell” së bashku me kolegun e saj Edi Manushi. Nëse njëri nuk i përgjigjej pyetjeve me “spec”, tjetri duhet ta qëllonte me vezë në kokë.

“Trego emrin e futbollistit që të ka shkruar më shumë se dy herë për të dalë në darkë?”, ishte pyetja që iu drejtua Alesia Bamit.

“Betohem është njëri, por nuk ja mbaj mend emrin”, tha në fillim moderatorja duke qeshur. Por më pas, shtoi se ai që i kishte dërguar mesazh ishte ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo.

“Ju ose besojeni ose jo, nuk më intereson. Unë përgjigjen time do e jap, Cristiano Ronaldo”, u tha ajo. Nuk e dimë nëse më të vërtetë i ka shkruajtur, apo e tha thjesht për shaka, pasi Ronaldo  siç të gjithë e dimë është në një lidhje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit