Nuk po respektohen masat kundër Covid-19, rreziku që na kanoset në fund të muajit

Nuk po respektohen masat kundër Covid-19, rreziku…

Prej të hënës së 18 majit në të gjithë Shqipërinë nisi lehtësimi i masave të izolimit duke zgjatur fashën e orarit të liridaljes dhe hequr autorizimet për këmbësorët dhe makinat. Gjithashtu u hapën lokalet e aktivitete të tjera, që prej thuajse 2 muajsh qëndronin të mbyllura.

Që prej asaj dite të gjithë qytetarët kanë dalë të lirë në rrugë e janë ulur në kafene, duke harruar deri diku edhe masën e distancimit fizik. Për këtë arsye Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu ka bërë thirrje  të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, sepse në fund të majit ose fillim të qershorit mund të përballemi me një rrezik të madh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit