Nuk prisnim hakmarrje/ Babai i Arjan Gosës: U shokova kur pash tim bir të goditur në kokë

Nuk prisnim hakmarrje/ Babai i Arjan Gosës:…

Osman Gosa, babai i Arjan Gosës qe u vra dy dite me pare ne Kavajë ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ai ka deklaruar për oficeret e policisë gjyqësore se familja e tij nuk i druhej vazhdimit te ngjarjes se marsit, ku mbeti i vdekur djali i tij, Armand Gosa dhe Altin Rexha.

 “Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do ta vazhdonte. Ne ngjarjen e pare, vdiqën te dy. Nuk kishte pse te vazhdonte me kjo histori. Neve nuk ruheshim, pasi s’na shkonte nder mend qe ata (familja Rexha) do te vazhdonte. Djali im Arjani pak dite me pare kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje”, tha ai.

Ndërsa më tutje dha detaje nga momenti i tmerrshëm, ku pa që i vranë djalin para syve të tij.

Dolëm te pinim kafe dhe te ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur te ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë far, vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pash qe Ajrani u këput dhe vura re person qe doli me vrap. U shokova kur pash tim bir te goditur në kokë. S’kishte asnjë shprese, humbi jetën menjëherë. Nuk di çfarë të them më shumë,” ka deklaruar nder te tjera Osman Gosa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit