“Nuk pyes fare”, oficeri i policisë rrugore bën kundërvajtje me mjetin e punës

“Nuk pyes fare”, oficeri i policisë rrugore…

Në redaksinë tonë një qytetar ka dërguar një video shqetësuese,   ku oficeri i Policisë Rrugore është kapur duke bërë kundërvajtje me mjetin e tij të punës me targë AB 245 OS, në Kukës.

Sipas qytetarit, oficeri nuk ka reaguar ndaj kritikave dhe ka deklaruar se nuk pyet fare për rregullat e qarkullimit.

Fatkeqësisht, kur njerëz që duhet të shërbejnë zgjedhin të sillen si të paprekshëm, abuzime të tilla bëhen rutinë. Me sa duket, rregullat e qarkullimit dhe ndëshkimet vlejnë vetëm për qytetarët e zakonshëm

Mesazhi i qytetarit: 

“Në Kukës, oficeri i policisë rrugore në qytet hyn në kundravajtje dhe thotë “Nuk pyes fare!”. U detyrova të thërras policinë e shtetit dhe mezi e larguan nga rruga. Mund ta verifikoni lehtësisht nga targa e mjetit.”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit