FOTO/ Nuk pyet për rregullat anti-COVID! Kryebashkiaku i Bulqizës organizon ‘party’

FOTO/ Nuk pyet për rregullat anti-COVID! Kryebashkiaku…

Pasi sfidoi drejtësinë e SPAK-ut me videon ku pretendohej se pinte kokainë, Lefter Alla sfidon sërish rregullat e qeverisë.

Kryebashkiaku socialist i Bulqizës po shkel me të dyja këmbët një nga urdhërat e Komitetit të Ekspertëve për mos grumbullimin e personave në ambiente të mbyllura.

Pjesë e këtij urdhëri janë edhe mosorganizimi i dasmave dhe protestave. Kanë qenë të shumta bizneset që janë gjobitur për mbajtjen e eventit festiv.

Po ashtu janë shoqëruar në komisariate të gjithë organizatorët e protestave gjatë kohës së pandemisë.

Kjo nuk e ka ndaluar aspak Lefter Allën të ekzaltohet për ngjitjen në Kategorinë e Dytë të ekipit F.K Bulqiza.

Kryebashkiaku për këtë ka organizuar edhe një festë në ambientet e kinemasë së qytetit.

Një foto e publikuar nga JOQ Albania, tregon se Alla ka nisur shpërndarjen e ftesave në Bulqizë dhe ende nuk dihet sa do të jetë numri zyrtar i të ftuarve. E sigurtë është fakti se kryebashkiaku do të dëfrehet në një ambient të mbyllur.

Por a është në djeni Lefter Alla se qeveria që e ka caktuar në krye të Bulqizës ka ndaluar grumbullimet masive?! Sigurisht që po.

Por kjo nuk do të thotë që Alla së bashku me pushtetin vendor në duart e tij të ndalojë organizimin e festës, e cila është planifikuar ditën e mërkurë.

/JOQ Albania/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit