Nuk shfaq pendesë/ Dan Hutra del para gjykatës pa avokat

Nuk shfaq pendesë/ Dan Hutra del para…

Dan Hutra, 40-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave ka dalë sot para gjykatës. Ai pritet të njihet sot me masën e sigurisë. Gjykata e Tiranës nisi pak minuta në parë  seancën për caktimin e masës së sigurisë për Hutrën, i cili kreu masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa, duke i vrarë motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj.

Po ashtu ai vrau me armë dhe motrën e kundërshtarit të tij, Elteva Kurti si dhe plagosi të dashurën e tij në Astir.

Bëhet me dije se, Prokuroria i kërkon gjykatës caktimin e masës “arrest në burg” për 5 vepra penale “vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘vrasje me paramendim’, ‘vrasje e mbetur ne tentative’ ‘plagosje rëndë me dashje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Sakaq, vlen të përmendet se Hutra nuk kishte avokat, por do të mbrohet nga një avokat që do t’i caktohet.

Ai mbërriti në sallën e gjyqit i qetë dhe pa asnjë shenjë pendese. Gazetarët në sallë e kanë pyetur nëse është penduar për vrasjet. Por ai nuk ka folur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit