Nuk shuhen vatrat e infeksionit në Krujë, shtohen raste të reja me koronavirus

Nuk shuhen vatrat e infeksionit në Krujë,…

Tre raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Krujë. Burime për Faxweb.al mësojnë se të infektuarit janë brenda të njëjtave vatra.

Ndërkohë nuk dihet ende mosha e tyre dhe cfarë shenjash kanë përjetuar. Me këto raste të reja, totali i të prekurve në Krujë arrin në 72.

Deri dje në vendin tonë kanë rezultuar në total 832 persona të prekur, 12 prej të cilëve ishin zbuluar në 24 orët e fundit. Ndërkohë është rritur numri i personave të shëruar dhe totali ka arritur në 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona.

Në dy spitalet Còvid, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit