'Nuk të mbrojnë nga koronavirusi!'/ Ky shtet vendos heqjen nga qarkullimi të maskave...

‘Nuk të mbrojnë nga koronavirusi!’/ Ky shtet…

Debatit global nëse maskat të mbrojnë apo jo nga koronavirusi, u shtohet edhe një shtet i cili ka marrë një vendim drastik për heqjen nga qarkullimi të tyre.

Është fjala për Australinë, e cila ka vendosur heqjen e maskave nga qarkullimi, pasi sipas autoriteteve vendase, nuk të mbrojnë mjaftueshëm nga përhapja e koronavirusit.

“The Guardian” shkruan se, mes tyre, është edhe maska kirurgjikale.

Ekspertët shëndetësor shprehen se, kjo lloj maske nuk e parandalon në mënyrë të sigurt infeksionin.

Si pjesë e një rishikimi pas shqetësimeve të popullatës, shumë maska ​​nuk plotësojnë standardet dhe nëse përdoren në mjediset mjekësore, mund të rrisin përhapjen e sëmundjes.

Ekspertët shprehen se, maskat kirurgjikale me përdorim të vetëm nuk kanë ofruar prova të mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së virusit.

Sipas ekspertëve, përdorimi i vazhdueshëm i këtyre maskave, mund të rrisë rrezikun e përhapjes së infeksioneve (përfshirë COVID-19), midis individëve.

/Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit