Nuk tha asnjë fjalë/ Vrau Petrit Vuksanin për qiranë, lihet në burg Lekë Vuksani

Nuk tha asnjë fjalë/ Vrau Petrit Vuksanin…

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën arrest me burg për Lekë Vuskanin, i cili vrau Petrit Vuksnain për pagesën e qirasë. Bëhet me dije se 34-vjeçari nuk ka preferuar të flasë fare para trupës gjykuese, por ka pranuan dënimin në heshtje, i përfaqësuar nga avokati.

 Avokati, Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg me afat”. Por, kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata

Kujtojmë se, Lekë Vuksani vrau me armë zjarri pronarin e shtëpisë, Petrit Vuksani. Pas ngjarjes, ai u arratis dhe u zhduk për 21 orë. Debatet mes Petrit Vuksanit dhe Lekë Vuksanit kishin nisur që prej 1 muaji, kohë kur 51-vjeçari ishte kthyer nga Anglia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit