Një i dënuar që vuante dënimin në burgun e Reçit është larguar nga institucioni dhe nuk është kthyer pas përfundimit të lejes. Bëhet fjalë për Petrit Ndocin, i dënuar për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Sipas të dhënave, Ndoci duhej të kthehej në burg ditën e sotme, rreth orës 12:30, por nuk është paraqitur në institucion. Ndërkohë, vëllai i tij ka deklaruar se para largimit, Ndoci kishte lënë një letër, ku shkruhej: “Po largohem, ju dua shumë…”
Ndoci po vuante dënimin për “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa mësohet se i kishin mbetur rreth dy vite burgim për të përfunduar dënimin. Autoritetet pritet të ndërmarrin veprimet për gjetjen e tij.