Nuk u ndal si të tjerët, drejtuesi i motorit përplaset fort me semaforin

Nuk u ndal si të tjerët, drejtuesi…

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Laprakë, Tiranë.

Drejtuesi i një motori është përplasur fort në semafor dhe ka mbetur i lënduar. Në pamje mund të shihni momentin kur drejtuesit të motorit duket se i rrëshqet këmba, nuk ndalet në semafor si mjetet e tjera dhe papritur përplaset me semaforin duke u rrëzuar.

Goditja e fortë mund të dëgjohet edhe në video, ndërkohë që drejtuesi i motorit rrëzohet, heq kokoren dhe ndalet në rrugë duke parë dëmtimet e pësuara.

Kalimtarët e çastit ndalen dhe i vijnë në ndihmë pasi përveçse i lënduar, drejtuesi i motorit duket edhe i trembur.

Për momentin nuk dihet ende gjendja e drejtuesit të motorit, ndërkohë që edhe semafori është dëmtuar nga kjo përplasje e fortë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit