Nuk u paraqit në gjykatë, edukatorja e 3-vjeçarit shkruan një letër: Jam keq psikologjikisht

Nuk u paraqit në gjykatë, edukatorja e…

\Gjatë ditës së sotme, Redina Binjaku është përballur me Gjykatën e shkallës së parë të Fierit, teksa e përfaqësuar nga avokati i saj, ajo është lënë me 30 ditë burg. Gjykata e Fierit vlerësoi të ligjshëm arrestimin e edukatores, për veprën penale të shkeljes së rregullave në punë. Redina Binjaku, 27-vjeç, është edukatorja e kopshtit privat, ku ndërroi jetë 3-vjeccari Noah Kodheli. Ajo mungoi në seancë, por kishte shkruar një letër për gjykatën duke shpjeguar arsyen se përse nuk mund të ishte në gjyq. Në letrën e saj, edukatorja shprehet se është shumë keq nga ana psikologjike, ndërsa ngushëllon familjarët.

Letra e edukatores:

Në radhë të parë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të miturit. Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht prej situatës në të cilën ndodhem. Për këtë shkak nuk mund të marrë pjesë në zhvillimin e seancës për vlerësimin e arrestimit dhe masën e sigurimit personal. Kërkoj të përfaqësohem nga avokati im Ylli Asimetaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit