Nuk u respektuan rregullat/ KRIIK: Mazhoranca, presion Administratës për  të marrë pjesë në zgjedhje

Nuk u respektuan rregullat/ KRIIK: Mazhoranca, presion…

Përfaqësuesit e Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduar kanë komentuar fushatën zgjedhore dhe zgjedhjet të cilat u mbajtën ditën e djeshme më 14 maj. Ata kanë evidentuar si shqetësuese problemet me pajisjet, bojën apo incidente të tjera. Por janë ndalur më shumë tek mënyra se si shkoi procesi zgjedhore dhe tek qasja e kandidatëve.

Antuela Male thekson se mazhoranca ka intimiduar administratën për të marrë pjesë në zgjedhje.

Fushata e varfër në ide. Gratë kanë pasur pak ose aspak vend në fushatë me përjashtim të atyre që kandidonin. Mazhoranca intimidioi Administratën për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ne fushatë. Pati disa shkelje sa i takon heshtjes zgjedhore. Vlerësohet pozitivisht mbulimi nga ana e policisë për një mbarëvajtje te qete gjate ditës se zgjedhjeve”. tha ajo.

Ndërsa, Dritan Taula tha se edhe në këto zgjedhje politika shqiptare nuk ndoqi udhëzimet e dhëna nga OSBE/ ODIHR dhe se nuk u sigurua një proces zgjedhor në krah të qytetarëve.

Shteti shqiptar dhe politika nuk arritën të siguronin një proces zgjedhor të ndërtuar për qytetarët, po dështuan që këta të fundit të votonin të lirë. Vumë re se politika shqiptare dështoi për të reformuar kuadrin ligjor dhe duke mos marrë asnjë rekomandim të OSBE. Procesi reformues nuk ishte transparent dhe u zvarrit, edhe pse kodi ligjor e garanton këtë të fundit, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit