Nuk u shihet fundi besimtarëve që falin namazin në Sheshin “Skëndërbej”

Nuk u shihet fundi besimtarëve që falin…

Në orën 6:40 të mëngjesit, besimtarët myslimanë shqiptarë falën namazin në sheshin “Skënderbej”. Një muaj agjërimi dhe sakrificash u përmbyll me festën e Fitër Bajramit. 

Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse rikujtoi edhe shënjimin e 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Kujtojmë se disa vende si Malajzia, Australia, Singapori, Maroku dhe Kashmiri do të agjërojnë edhe një ditë, si rezultat do ta festojnë nesër (22 prill) Fitër Bajramin. Kjo pasi data e Bajramit ndryshon në varësi të shikimit të hënës. Në këto vende hëna e re (e quajtur Chaand Raat ) nuk ishte e dukshme dhe si rezultat këta myslimanët do të agjërojnë edhe një ditë për të plotësuar muajin 30-ditor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit